Follow us on:

Ukshini merr pjesë në pjesë në ceremoninë e inaugurimit të Presidentit Meta

Tiranë, 24 korrik 2017 - I Ngarkuari me Punë në Ambasadën e Kosovës në Tiranë, Sylë Ukshini, mori pjesë në seancë të jashtëzakonshme për betimin e Presidentit të ri të Republikës së Shqipërisë, zIlir Meta. Në këtë ceremoni ishin edhe përfaqësues të tjerë të trupit diplomatik të akredituar në Shqipëri, drejtuesit e komuniteteve fetare, drejtuesit e institucioneve të pavarura.

Në hapjen e seancës, zëvendëskryetarja e Kuvendit Valentina Leskaj ftoi Presidentin e Republikës së Shqipërisë Ilir Meta që të bënte betimin. Gjatë seancës së betimit të Metës, kanë qenë të pranishëm shumica e deputetëve, ministrat si dhe kryeministri Edi Rama.

Pas betimit, Presidenti Meta mbajti edhe një fjalë përshëndetëse. Në mes tjerash ai foli edhe për faktorin shqiptar në rajon, duke shtuar se është në kohët e veta më të mira.

“Kosova është shtet i pavarur dhe ne besojmë se së shpejti do t’i gëzohet liberalizimit të vizave me BE-në dhe lëvizjes së lirë të qytetarëve të saj’’, ka theksuar presidenti Meta në fjalimin e tij inaugurues.

Pas betimit në Kuvendin e Shqipërisë si President i Republikës së Shqipërisë, Sh.T.Z. Ilir Meta, u drejtua në Presidencë për ceremoninë e marrjes së detyrës. Gjatë këtij aktiviteti, Ukshini ka realizuar një takim dhe bashkëbisedim me presidentin e ri shqiptar, Ilir Meta, ku në fokus kanë qenë raportet bilaterale Kosovë-Shqipëri.