Follow us on:

Ukshini takon ministren e Integrimit Evropian, Klajda Gjosha

Tiranë, 3 gusht 2017. I Ngarkuari me Punë në Ambasadën e Republikës së Kosovës në Tiranë, Sylë Ukshini, është pritur në një takim pune nga ministrja e Integrimit Evropian e Shqipërisë, Klajda Gjosha.

Në këtë takim, Ukshini dhe Gjoshi kanë theksuar rëndësinë që ka pasur bashkëpunimi mes dy vendeve për procesin e integrimit, i cili mbetet prioriteti  madhor  për  rritjen e standardeve të dy vendeve, Kosovës dhe Shqipërisë. Bashkëbiseduesit kanë ndarë mendimin se midis këtyre dikastere ka pasur një bashkëpunim intensiv dhe shumë përmbajtjesor.


Ministrja Gjosha ka vlerësuar edhe punën e mirë në nivel të ekspertët nga të dyja vendet, duke u ndalur tek puna e rëndësishme e komisioneve të përbashkëta teknike për përkthimin dhe përafrimin e legjislacionit të dy vendeve me atë të BE-së


Po ashtu Ukshini ka marrë premtimet e ministres Gjoshi se edhe në të ardhmen, qoftë në ekzekutiv apo në Parlament, ajo do të jetë e përkushtuar për ofrimin e gjithë eksperiencës së saj për Kosovën në procesin e integrimit evropian, duke nënvizuar dy vendet kanë çfarë, t’i ofrojnë njëra-tjetrës në ekspertizë dhe legjislacionin e përkthyer.


Në këtë takim Ukshini dhe  Gjosha biseduam edhe për zhvillimet politike në Kosovë dhe në Shqipëri, duke shtuar se vendet tona duhet të punojnë me dinamikë të shtuar për përmbushjen e të gjitha detyrimeve dhe për avancimin e procesit të integrimit në BE.