Follow us on:

Ukshini pret në takim ambasadorin norvegjez, Strand Sjaastad

Tiranë, 14 shtator 2017 - I Ngarkuari me Punë në Ambasadën e Republikës së Kosovës në Tiranë, Sylë Ukshini, ka pritur në një takim të veçantë ambasadorin norvegjez Per Strand Sjaastad, i cili mbulon Kosovën dhe Shqipërinë.

Me diplomatin norvegjez u bisedua për marrëdhëniet bilaterale Kosovë-Norvegji. Me këtë rast Ukshini ka falënderuar ambasadorin Sjaastad për kontributin e shtetit mik norvegjez në konsolidimin e pozitës ndërkombëtare të Republikës së Kosovës dhe njëkohësisht ndan mendimin për nevojën e forcimit të mëtejshëm të bashkëpunimit midis Qeverisë së Kosovës dhe asaj të Norvegjisë.

Ukshini po ashtu nga ambasadori norvegjez ka kërkuar mbështetje të vazhdueshme për anëtarësimin e Kosovës në organizatat ndërkombëtare dhe në rrugën e integrimit evropian.

Në këtë takim, Ukshini dhe Sjaastad kanë biseduar edhe për raportet e veçanta strategjike midis Kosovës dhe Shqipërisë si dhe zhvillimet tjera në rajon.