Follow us on:

Sylë Ukshini takon ministren shqiptare të Mbrojtjes, Olta Xhaçka

Tiranë, 20 shtator 2017 - I Ngarkuari me Punë në Ambasadën e Kosovës në Tiranë, Sylë Ukshini, i shoqëruar nga Atasheu Ushtarak i Kosovës, Enver Dugolli, ka zhvilluar një takim kortezie me ministren e Mbrojtjes së Republikës së Shqipërisë, Olta Xhaçka.

Në këtë takim, ministrja Xhaçka ka njohur Ukshinin me prioritet e Ministrisë shqiptare të Mbrojtjes, dhe rrjedhën e punimeve te Konferencës se Komitetit Ushtarak të NATO, e cila u zhvillua ditë më parë në Shqipëri.

Bashkëbiseduesit me theks të veçantë kanë diskutuar për bashkëpunimin e shkëlqyeshëm midis Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) dhe Ministrisë së Mbrojtjes së Shqipërisë, duke ndarë mendimin se një bashkëpunim i tillë ka rezultuar me suksese të dalluara të kadetëve të FSK-së.

Në këtë takim është diskutuar edhe për zhvillimet tjera politike dhe të sigurisë në të dyja vendet.