Ukshini takoi ministren e Drejtësisë të Shqipërisë, Etilda Gjonaj
Tiranë, 5 tetor 2017 - I Ngarkuari me Punë në Ambasadën e Kosovës në Tiranë, Sylë Ukshini, ka zhvilluar një takim pune me ministren e Drejtësisë së Shqipërisë, znj. Etilda Gjonaj. Në këtë takim, të dy bashkëbiseduesit janë fokusuar mbi vazhdimësinë dhe përforcimin e mëtejshëm të bashkëpunimit midis Qeverisë Kosovës dhe të Shqipërisë.Ukshini ka vlerësuar bashkëpunimin dypalësh në fushën e drejtësisë, duke shprehur angazhimin e tij në konsolidimin e mëtejshëm të marrëdhënieve midis dy ministrive homologe në fushën e drejtësisë.
Në fund të takimit, në emër të Ministrit të Drejtësisë së Republikës së Kosovës, Ukshini i përcolli Ministres s Gjonaj ftesën për një vizitë në Ministrinë e Drejtësisë në Prishtinë.