Follow us on:

Ukshini merr pjesë në përmbyllje të edicionin e tretë të nismës “Ngjyrat e Shqipërisë” (Colours of Albania)

Tiranë, 26 tetor 2017 - I Ngarkuari me Punë në Ambasadën e Kosovës në Tiranë, Sylë Ukshini ka marrë pjesë përmbyllje të edicionin e tretë të nismës “Ngjyrat e Shqipërisë” (Colours of Albania).

Nisma “Ngjyrat e Shqipërisë” është kthyer në një traditë të përvitshme, si një formë e re për të promovuar Shqipërinë, duke ndërthurur diplomacinë me digjitalizimin, rininë me promovimin e vendit, risinë me të vjetrën. Në eventin përmbyllës të tij në mjediset e MEPJ ishin të pranishëm Ministri i Turizmit dhe Mjedisit Blendi Klosi, Ministrja e Kulturës Mirela Kumbaro, ambasadori norvegjez në Kosovë Per Strand Sjaastad, përfaqësues të trupit diplomatik të akredituar në Tiranë, si dhe dashamirës të fotografisë.

 

Konkusi Fotografik “Ngjyrat e Shqipërisë”, “Colours of Albania”, ka shpallur fituese Alla Simacheva-n, një vajzë e re me origjinë ruse e lindur në Japoni.

 

Konkursi fotografik ”Ngjyrat e Shqipërisë” ka shpallur fituese për vendin e dytë Adriatik Gacaferin nga Kosova.