Follow us on:

Ukshini në bashkinë e Pogradecit

Tiranë, 25 tetor 2017 - Gjatë turneut nëpër baskitë vendore, i Ngarkuari me Punë në Ambasadën e Kosovës në Tiranë, Sylë Ukshini, ka zhvilluar një takim të radhës Eduard Kaprin, kryetar i bashkisë së Pogradecit.

Me këtë rast kryetari Kaprin dhe  stafi i tij i kanë organizuar një pritje shumë miqësore përfaqësuesit tonë diplomatik.  Ukshini dhe Kapri kanë biseduar për shumë tema, për sfidat që ka ky qytet dhe me theks të veçantë për nevojat e zgjerimit dhe thellimit të bashkëpunimit vendor midis qyteteve të Kosovës dhe Shqipërisë. 

 

Pogradeci spikatet për një pozitë gjeografike mjaft të favorshme, sepse shërben si një urë lidhëse duke lidhur shumë qytete mes tyre, por edhe një pikë kalimi për në Republikën e Maqedonisë dhe anasjelltas.