Follow us on:

Ukshini takon zëvendësministrin e Bujqësisë, Dhimo Kote, Kosova, jetike për produktet bujqësore të Shqipërisë

Tiranë, 25 tetor 2017 - I Ngarkuari me Punë në Ambasadën e Kosovës në Tiranë, Sylë Ukshini në një takim të hapur me zëvendësministrat e Bujqësisë, Dhimo Kote, të zhvilluar në ambientet e Ministrisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, është njohur me orientimet strategjike të qeverisë shqiptare për zhvillimin e sektorit të bujqësisë, mbështetjen e fermerëve dhe rritjen e eksesit në tregje.

Ukshini dhe Kote kanë ndarë pikëpamjen se dy vendet tona, Kosova dhe Shqipëria, kanë shumë mundësi dhe nevoja për të bashkëpunuar edhe më shumë në sektorin e bujqësisë. 

 

Me këtë rast, shefi i Misionit tonë në Tiranë Ukshini ka theksuar se Qeveria e Kosovës do të jetë partner i prodhuesve vendorë, dhe do të punojë me përkushtim për të hequr të gjitha pengesat, në mënyrë që të rritet zhvillimi ekonomik.

 

Në këtë takim Kota theksoi se kompanitë kosovare gjithnjë e më shumë po orientohen nga Shqipëria, duke konfirmuar kërkesat e tregut kosovar janë të rëndësishme dhe jetike për bujqësinë dhe fermerët e Shqipërisë dhe se pa tregun kosovar do të ishte e pamundshme të ngriheshin kompanitë shqiptare.