Follow us on:

Ukshini në ekspozitën e artistes gjermane në Tiranë, Rosemarie Trockel

24 tetor 2017 - I Ngarkuari me Punë në Ambasadën e Kosovës në Tiranë, Sylë Ukshini, mori pjesë në ceremoninë e hapjes së ekspozitës së arteve figurative të autores gjermane, Rosemarie Trockel, e cila u zhvillua në Galerinë Kombëtare të Arteve në Tiranë.

Ky aktivitet u mbajt në kuadrin e Tetorit Gjerman, javëve të kulturës gjermane në Shqipëri, të cilat këtë vit përkojnë dhe me 30-vjetorin e rivendosjes së marrëdhënieve diplomatike mes Shqipërisë dhe Republikës Federale të Gjermanisë.

 

Prej një dekade, muaji i kulturës gjermane, ose siç njihet ndryshe “Tetori Gjerman”, është kthyer në një traditë për të gjithë shqiptarët, të cilët në çdo tetor ndjekin aktivitete nga më të larmishmet të organizuara nga Ambasada Gjermane në Tiranë.

 

Me ekspozitën e Institutit për Marrëdhëniet me Jashtë (ifa) „Rosemarie Trockel“, Ambasada Gjermane dhe Galeria Kombëtare e Arteve i mundësojnë publikut shqiptar për herë të parë një udhëtim eksplorues në veprat e kësaj artisteje shumëdimensionale: duke nisur nga vizatimet, fotografitë, tablotë e famshme me thurje e deri tek „Malmaschine“ dhe video-instalacionet.

 

Në këtë aktivitet, pos presidentin shqiptar, Sh.T. Ilir Meta, morën pjesë edhe ambasadorë e Gjermanisë, Austrisë dhe të Kroacisë.