Follow us on:

Takimi me Bujar Leskaj, Kryetari i Kontrollit të Lartë të Shtetit

Tiranë, 19 tetor 2017 - I Ngarkuari me Punë në Ambasadën e Kosovës në Tiranë, Sylë Ukshini ka takuar kryetarin e Kontrollit të Lartë të Shtetit, z. Bujar Leskaj, me të cilin ka biseduar për aktivitet dhe sfidat e KLSH-së, si dhe synimet për realizimin e objektivave të këtij institucioni mbi bazën e eksperiencave më të mira të vendeve të BE-së dhe respektimit rigoroz të standardeve ndërkombëtare të kontrollit INTOSAI. Në këtë kontekst, ata kanë biseduar edhe për bashkëpunimi midis Kontrollit të Lartë të Shtetit në Zyrës Kombëtare të Auditimit të Republikës së Kosovës.

Leskaj nga ana e tij ka theksuar se në nëntor të vitit 2016 KLSH ka nënshkruar marrëveshje të bashkëpunimit me Zyrës Kombëtare të Auditimit të Republikës së Kosovës dhe Kontrollit të Lartë të Shtetit, duke shtuar kjo marrëveshje synon të rrisë bashkëpunimin mes institucioneve të dy vendeve sa u takon aktiviteteve të ndryshme në funksion të përmbushjes së detyrimeve përkatëse.

 

Misioni i KLSH-së është i fokusuar në luftën kundër korrupsionit dhe abuzimeve në administrimin e pronës publike, një përmirësim i metodologjisë së kontrollit, duke ruajtur pavarësinë e KLSH si organi më i lartë i kontrollit ekonomiko-financiar.

 

Z. Leskaj, i cili më parë ishte edhe Ministër i Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sportit (2005-2007) dhe anëtar i Delegacionit të përhershëm të Parlamentit në Asamblenë Parlamentare të NATO-s (2007-2009), është një njeriu shumë i lidhur me Kosovën dhe historinë e saj.