Follow us on:

Ukshini takon Pandeli Majkon, ministër i Shtetit për Diasporën

Tiranë, 18 tetor 2017 - I Ngarkuari me Punë në Ambasadën e Kosovës në Tiranë, Sylë Ukshini është takuar me ministrin e Shtetit për Diasporë, Pandeli Majko, me të cilin kanë biseduar për bashkëpunimin Kosovë-Shqipëri në fushën e angazhimeve të përbashkëta për diasporën shqiptare në botë, si dhe për objektivat dhe caqet e Strategjisë për Diasporën dhe Migracionin 2018-2024, e cila është prezantuar ditë më parë nga Majko.

Ukshinid he Majko ndanë mendimin se ekziston gatishmëria dhe vullneti për të bërë unifikimin e politikave ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë, dhe se është domosdoshmëri bashkëhartimi i projekteve të dedikuara për diasporën, meqë shqiptarët jashtë kufijve të këtyre dy shteteve duhet trajtuar si një entitet.