Follow us on:

Ukshini takon znj. Zana Çela, drejtor e TKOB

Tiranë, 17 tetor 2017 - I Ngarkuari me Punë në Ambasadën e Kosovës në Tiranë, Sylë Ukshini në takim me znj. Zana Çela, drejtore e Teatrit të Operas dhe Baletit në Shqipëri, kanë biseduar për mundësitë e bashkëpunimit në projekte të ndryshme kulturore midis TKOB dhe Ambasadës së Republikës së Kosovës në Tiranë, si dhe institucionit homolog në Kosovë.

Ukshini dhe Çela u pajtuam që të bashkëpunojnë për organizimin e javës së kulturës së Kosovës në Shqipëri, që planifikohet të organizohet me rastin e përvjetorit të dhjetë të pavarësisë së Kosovës.

 

Me këtë rast, znj. Çela, e cila është e njohur edhe si autore e producente e një sërë programesh televizive dhe artistike, ka mirëpritur nismën e shefit të Misionit tonë në Tiranë dhe ka shprehur gatishmërinë e saj për të dhënë kontributin personal dhe të Teatrit Kombëtar të Operas dhe Baletit.