Follow us on:

Ukshini vizitoi bashkinë e Vlorës

Vlorë, 17 tetor 2017 - I Ngarkuari me Punë në Ambasadën e Kosovës në Tiranë, Sylë Ukshini ka qëndruar për një vizitë pune në bashkisë së Vlorës, ku është pritur nga kryetari Dritan Leli me bashkëpunëtorë. Ukshini dhe Leli kanë biseduar për nevojën e dinamizmit të bashkëpunimit Kosovë-Shqipëri në nivelin vendor.

Gjithashtu ata kanë biseduar edhe për format e bashkëpunimit në fushën e turizmit, për nevojat që edhe nxënës dhe student vlonjate të vizitojnë Kosovën dhe të njihen me historinë e saj, si dhe për format tjera të bashkëpunimit. 

 

Po ashtu, kryetari Leli ka njohur Ukshinin me transformimin që ka përjetuar qyteti i Vlorës viteve të fundit, duke shtuar se ky imazhit të saj po bëhet destinacion i vizitorëve nga vende të rajonit dhe të Evropës. Vlora, me trashëgiminë e pasur historike, me bukuritë dhe me mundësitë që ofron sot.