Follow us on:

Takimi i të Ngarkuarit me Punë Ukshini me ministren e Arsimit znj. Lindita Nikolla

Tiranë, 17 tetor 2017 - Në kuadër të përgatitjes të mbledhjes së radhës të dy qeverive, që do të mbahet me 27 nëntor 2017, i Ngarkuari me Punë në Ambasadën e Kosovës në Tiranë, Sylë Ukshini, është takuar me ministren e Arsimit, Sportit dhe Rinisë, znj.Lindita Nikolla, me të cilën ka biseduar për bashkëpunimin në fushën e arsimit ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë.

Me këtë takim pos evidentimit të progresit që është shënuar ndërmjet dy vendeve në vitet e fundit, në të njëjtën kohë dy bashkëbiseduesit kanë ndarë pikëpamjen e nevojës për intensifikimin dhe unifikimit të sistemit tonë arsimor në nivele dhe në standarde evropiane.

 

Sa i përket çështjes së njohjes së diplomave, ministrja Nikolla theksoi se dy ministritë homologe kanë arritur marrëveshje që njohja e diplomave të bëhet sipas principit, ajo që njihet në Kosovë do të njihet edhe në Shqipëri dhe anasjelltas.

 

Ukshini po ashtu ka takuar edhe zëvendësministren e Arsimit, Besa Shahini, me të cilën kanë biseduar kryesisht për arsimin parauniversitar dhe synimet e qeverisë shqiptare për reformimin e këtij sektori.