Follow us on:

Ukshini takohet me drejtorin e Përgjithshëm të AKU, Agim Ismaili

Tiranë, 10 tetor 2017 - Mbledhja e përbashkët e dy qeverive, të Shqipërisë dhe Kosovës, që do të mbahet më 27 nëntor 2017 në Korçë dhe çështjet e përbashkëta që duhet të diskutohen mes tyre, në lidhje me shkëmbimet tregtare të ushqimit, ishin qëllimi i takimit që i Ngarkuari me Punë në Ambasadën e Republikës së Kosovës në Tiranë, Sylë Ukshini zhvilloi me drejtoi i Përgjithshëm i AKU-së, z. Agim Ismaili.

Në këtë takim kemi diskutuar për bashkëpunimin e mirë midis Kosovës dhe Shqipërisë në fushën e produkteve ushqimore, respektivisht marrëdhëniet ndërmjet Autoritetit të Ushqimit dhe Veterinarisë në Kosovë (AUV) dhe Autoritetit Kombëtar të Ushqimit (AKU). 

 

Nga ana tjetër z. Ismaili theksoi se “dëshira dhe misioni im në lidhje me shkëmbimet mes dy vendeve, përveç pjesës që i takon sigurisë ushqimore, që duhet ta çojmë në nivele më të larta, është edhe lehtësimi i procedurave për shkëmbimet mes dy vendeve.

 

Këto kontakte, nuk do t’i intensifikoj vetëm me Kosovën, por edhe me autoritetet homologe të vendeve të rajonit”, duke shtuar se “mes Shqipërisë e Kosovës duhen eliminuar burokracitë e panevojshme për shkëmbimet tregtare të produkteve ushqimore, por pa cenuar në asnjë moment sigurinë ushqimore”.