Follow us on:

I Ngarkuar me Punë, Sylë Ukshini, takon botuesit nga Kosova në Panairin e Librit në Tiranë

Tiranë, 19 nëntor 2017 - Ngjarja më e madhe e librit në Tiranë edhe sivjet i mblodhi shtëpitë botuese shqiptare në një, në Tiranë. Panairi i Librit, i cili këtë vit shënon edicionin e 20-të, mirëpriti shumë tituj të rinj vetëm nga Kosova. Ky panairi, i cili do të qëndrojë aty prej datës 15 deri më 19 të muajit nëntor në Pallatin e Kongreseve në Tiranë, konsiderohet një prej ngjarjeve më të rëndësishmet kulturore.

Pjesëmarrja e botuesve të Kosovës në Panairin e Librit në Tiranë tashmë është kthyer në traditë. Në panairin e njëzetë me radhë sivjet marrin pjesë pothuajse të gjithë botuesit e Kosovës, disa individualisht me stendat e tyre dhe të tjerët të organizuar në stendën e botuesve të Kosovës.


I Ngarkuari me Punë, Sylë Ukshini, gjatë këtyre ditëve ka marrë pjesë në aktivitetet promovuese të librave: “Arkivi i Luftës i Agjencisë Shtetërore Informative “Kosovapress”, në katër vëllime, përgatitur nga z. Berat Luzha, dhe “1981 Demonstratat e Kosovës në Arkivin Kombëtar të Londrës”, përgatitur nga prof. assoc. dr. Sabit Syla dhe prof. dr. Hamit Kaba, të botuara nga Instituti i Historisë“Ali Hadri”- Prishtinë. Po ashtu, ai ka marrë pjesë edhe në prezantimin e librit të zëvendëskryeministrit të Kosovës, Enver Hoxhaj, “Ngritja e një shteti”.


Gjatë panairit Ukshini ka vizituar edhe stendat e shtëpive botuese nga Kosova, të cilat ishin prezente në shtandin e SHBK-së, mes së cilëve “Buzuku”, “Meshari”, “Koha”, “Artini”, “Teuta” e të tjera.

 

Në një takim me nënkryetarin e Shoqatës së Botuesve të Kosovës, Besian Zeneli, i Ngarkuari me Punë Ukshini është njoftuar me sfidat me të cilat po ballafaqohen botuesit shqiptar, për nevojat e lehtësimit të qarkullimit të librit nga të dy anët e kufirit.


Në të njëjtën kohë, i Ngarkuari me Punë Ukshini botuesve nga Kosova u ka premtuar se shqetësimet e tyre do të adresohet tek institucionet përgjegjëse deh do të bëhet gjithçka që ato të zgjidhen brenda një afati të duhur kohor.