Follow us on:

Ukshini në pritjen tradicionale të presidentit Ilir Meta për Trupin Diplomatik

Tiranë, 18 janar 2018 - I Ngarkuari me Punë në Ambasadën e Republikës së Kosovës në Tiranë, Sylë Ukshini, mori pjesë në pritjen tradicionale të Vitit të Ri për Trupin Diplomatik, të cilën në çdo fillimi organizohet nga Presidenti i Shqipërisë.

Në këtë pritje merrnin pjesë ambasadorë, diplomatë, Konsuj Nderi dhepërfaqësues të vendeve dhe organizatave ndërkombëtare të akredituara në Shqipëri,Ministrin e Jashtëm, Ditmir Bushati, deputetë të Kuvendit, ish-ambasadorëshqiptarë ndër vite, drejtues institucionesh dhe ekspertë ndërkombëtarë, etj.

Pritja e dhënë nga Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta, umbajt në Pavijonin e Mesjetës të Muzeut Historik Kombëtar, në kuadër të VititMbarëkombëtar të Gjergj Kastriot Skënderbeut.

Në fjalën e tij Presidenti Meta theksoi se viti 2018 shënon 10-vjetorin ePavarësisë së Kosovës, duke shtuar se qytetarët e saj meritojnë, ashtu si tëgjithë qytetarët e rajonit të gëzojnë lëvizjen e tyre të lirë. “Qytetarët e sajmeritojnë, ashtu si të gjithë qytetarët e rajonit të gëzojnë lëvizjen e tyre tëlirë dhe unë besoj se autoritetet e Kosovës do të tregojnë përgjegjshmëri përtë ndërmarrë hapat e duhura që kjo çështje të zgjidhet duke përmbyllurmarrëveshjen e demarkacionit me Malin e Zi sa më parë.”

Me përmbyllje të këtij aktiviteti i Ngarkuari me Punë, S. Ukshini kazhvilluar një takim të shkurtër me Presidentin Meta, i cili edhe një herë kapërsëritur besimin e tij se Kosova do të tregojë përgjegjësi për realizimin eobjektivave të saj duke bashkëpunuar ngushtë, në veçanti me SHBA-në dhe BE-në.