Follow us on:

Ukshini në emisionin “Përballë” të TVSh-së

Tiranë, 25 Nëntor 2017 - Prej pothuajse një dekade në Ballkan ka dy shtete shqiptare, Shqipëria dhe Kosova. Por lidhjes shpirtërore mes dy vendeve nuk përgjigjet i njëjti bashkëpunim mes dy shteteve. Këtë e konfirmojnë edhe dy shefat e misioneve, ai i Shqipërisë në Kosovë, Qemal Minxhozi dhe I Ngarkuari me Punë i Republikës së Kosovës në Shqipëri, Sylë Ukshini, të cilët ishin të ftuar në emisionin “Përballë” të gazetarit Lutfi Dervishi.

Konstatimit të gazetarit Dervishi se nënivele të larta është ndezur drita jeshile, ndryshe nga nivelet e poshtme ku kadritë të kuq, ambasadori Minxhozi i përgjigjet se kjo ven për shkak të mungesëssë profesionalizmit, administrata e dobët për të kaluar disa probleme. “Në mbledhjene ardhshme do të shikohet mundësia e intensifikimit të standardeve mes Shqipërisëdhe Kosovës” tha Minxhozi.

Ndonëse shkëmbimet tregtare mes Shqipërisëe Kosovës kanë shënuar rritje vit pas viti, duke arritur në vlerën e 200 mlneurove, ato mbeten më të vogla se shkëmbimet e Kosovës me Serbinë. Një ndërçështjet që do të diskutohet në mbledhjen e qeverive të dy vendeve në 27 nëntorështë edhe pika e përbashkët doganore në portin e Durrësit.

Shefi i Misionit kosovar në Tiran,  Sylë Ukshini tha se është i mjaftueshëmshfrytëzimi i kapacitet të portit të Durrësit. “Rruga e Kombit ka mbetur nëMilot. Deri në Tiranë ajo rrugë bëhet nganjëherë 2 orë” tha zoti Ukshini.“Porti ekziston, por kjo pjesë e rrugës duhet të finalizohet” shtoi ai.

Pavarësisht vështirësive, të dyambasadoret e shohin me nota pozitive të ardhmen e marrëdhënieve Shqipëri-Kosovë. “Ne jemi sot tek gota gjysmë plot. Mbledhjet që janë zhvilluar me dyqeverive kanë pasur ujë, por kanë pasur dhe shtytje” tha ambasadori Minxhozi.

“Unë mendoj se disa procese po ecin mëshpejt se politika. Ajo duhet ti ndjek me hapa dhe procese të caktuara” tha iNgarkuari me Punë Ukshini.

Lëvizja e lirë e njerëzve, mallrave,shërbimeve dhe kapitalit mbetet sfida kryesore e dy qeverive, bashkë meintegrimin evropian.