Follow us on:

Ukshini: Serbia të gjejë lumturinë brenda kufijve të saj

Tiranë, 11 dhjetor 2017 - I Ngarkuar me Punë në Ambasadën e Kosovës në Shqipëri, Sylë Ukshini u kundërpërgjigjet deklaratave të homologut të tij serb në qytetin e Shkodrës i cili tha pak ditë më parë se Kosova është tokë serbe. Në një intervistë për Ora News, diplomati i Kosovës, tha se deklaratat e përfaqësuesit serb janë luftënxitëse dhe rikthim tek e kaluara. Ukshini u bëri thirrje ndërkombëtarëve të reagojnë më fort ndaj këtyre qëndrimeve të Serbisë

Luftënxitëse i cilësoi deklaratat e Ambasadorit tëSerbisë në Tiranë, diplomati përfaqësues i Kosovës në Shqipëri Sylë Ukshini. Nënë një intervistë për Ora Nevvs, duke iu kundërpërgjigjurdeklaratave të ambasadorit serb nëTiranë, diplomati tha se Kosova është një shtet i pavarur dhe Serbia duhet tëshohë në sy këtë realitet. Serbia shtoi ai duhet ta gjej lumturinë brendakufijve të saj e jo përmes ambicieve territoriale ndaj fqinjëve.

Sylë Ukshini: Kosovaështë Kosovë dhe është e qytetarëve të saj. Kosova është e pavarur dhe për këtëpavarësi Kosova ka paguar një çmim shumë të lartë. Deklarata të tilla janëluftënxitëse dhe më kujtojnë kohën e Milloveshicit, dmth janë rikthim të njëretorike të vjetër luftënxitëse. Serbia është shtet i vogël rajonal si janëshumë shtete në Evropën Juglindore dhe unë mendoj se lumuturinë e saj Serbiaduhet ta gjejë brenda kufijve të saj.  

Ambasadori i Kosovës theksoi se deklaratat e Serbisëpengojnë diologun mes dy vendeve dhe aspiratat e tyre evropiane

Sylë Ukshini: Nukjanë deklarata që i shërbejnë stabilitetit rajonal, që i shërbejnë fqinjësisë.Unë mendoj se deklarata të tilla janë kundër proceseve integruese rajonale,kundër proceseve të Berlinit dhe shumë proceseve të tjera ku ne jemi anëtarë tëbarabartë dhe shtet serioz.

Diplomati i Kosovës, kërkoi një reagim edhe më tëfortë të ndërkombëtarëve ndaj këtyre qëndrimeve të Serbisë.

Sylë Ukshini: Duhettë ketë një reagim më të duhur edhe nga Brukseli edhe nga Uashingtoni. Ngabiseda që kam pasur këtu me trupin diplomatik të akredituar në Tiranë janëshprehur të habitur me një deklaratë të tillë.