Follow us on:

Sylë Ukshini takon kontingjentit e Forcës së Sigurisë së Kosovës Tiranë

Tiranë, 10 dhjetor 2017 - I Ngarkuari me Punë në Ambasadën e Kosovës, Sylë Ukshini, ka takuar pjesëtarët e Kontingjentit të Forcës së Sigurisë së Kosovës, i cili ndodhet në Shqipëri në mbështetje të ushtrisë dhe popullatës shqiptare, me qëllim të sanimit të dëmeve të shkaktuara nga përmbytjet gjatë javës së kaluar. Ky kontingjent i FKS-së përbëhet nga njësi të Batalionit të Xhenios i pajisur me mjete teknike për ndërtimin e urave lëvizëse. Me këtë rast, Ukshini ka përgëzuar pjesëtarët e FSK-së për gatishmërinë dhe profesionalizmin e tyre për t’u ardhur në ndihmë vëllezërve tanë në Shqipëri, duke shtuar se ky operacion është një pjesë e ndihmës dhe mbështetjes që Qeveria e Kosovës ka dhënë dhe vazhdon të jap për njerëzit në nevojë dhe për të gjithë strukturat e tjera në gjithë territorin e Shqipërisë.

Ndërsa, ministrja shqiptare e Mbrojtjes, OltaXhaçka, tha se vlerëson ndihmën e dhënë nga autoritetet e Kosovës për shtetinshqiptar, duke nënvizuar se \"Kosova është krahu tjetër i shqiponjës dhe jupërcjell një falënderim të veçantë për ndihmat.”