Follow us on:

Ukshini takon ish-presidentin Nishani

Tiranë, 24 maj 2018 - I Ngarkuari me Punë në Tiranë, Sylë Ukshini, ka zhvilluar një takim pune me ish-presidentin shqiptar, z. Bujar Nishani, me të cilën ka zhvilluar një bashkëbisedim të hapur e vëllazëror. Në këtë takim, Ukshini dhe Nishani me theks të veçantë kanë biseduar për tema deh çështje që kanë të bëjnë me marrëdhëniet bilaterale Kosovë-Shqipëri, si dhe për proceset integruese evropiane në të dyjave vendet tona. Ukshini e ka vlerësuar interesimin dhe angazhimin e tij të vazhdueshëm për Kosovën, duke shtuar se eksperienca dhe kontakte e tij me homologët e tij të dikurshëm dhe miq të ndryshëm janë me interes për të influencuar për avancimin e raporteve ndërkombëtare të Kosovës dhe për pranimin e saj në organizatat ndërkombëtare.

Në këtë takim, Ukshini dhe Nishani kanë biseduar edhe për zhvillimet aktuale në Shqipëri, për reformat vendore dhe gjyqësore, të cilat janë parakusht që Shqipëria të ecë në rrugën e saj të integrimit evropian.