Follow us on:

Takimi në Ministrinë e Arsimit te Shqipërisë

Tirane, 16 maj 2018 - I Ngarkuari me Punë ne Ambasadën e Kosovës në Tiranë, Syle Ukshini, me 16 maj ka marre pjese te takimin ndërmjet ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqiri Bytyqi dhe ministres së Arsimit Shkencës dhe Sportit të Shqipërisë Lindita Nikolla.

Ne këtë takim dy ministrat janë rakorduar për krijimin e një trupe të përbashkët për njohjen e profesioneve të rregulluara mes dy vendeve, gjithashtu janë rakorduar edhe për një bashkëpunim më të ngushtë mes instituteve të historisë. Ndërsa lidhur me këtë u planifikua që të organizohet një tryezë e përbashkët me 10 Qershor në Prizren ,në mënyrë që ky bashkëpunim të fillojë sa më shpejtë dhe me qëllim të harmonizimit dhe funksionalizimit të të dy instituteve.

Po ashtu dy ministrat janë rakorduar parimisht që me 10 Qershor po në Prizren të organizohet një tryezë e përbashkët mes rektorëve të universiteteve publike , ku do të diskutohet për programe të rëndësishme por që janë në rrezik mbylljeje në mungesë kuadrosh adekuate.

Temë tjetër e rëndësishme dhe si risi mes dy ministrive u shtrua organizimi i një kampusi veror tradicional për studentët shqiptarë për çka edhe u rakorduan të parët e e arsimit të Kosovës dhe Shqipërisë. Gjatë këtij takimi gjithashtu u diskutua edhe për shkëmbim të profesorëve në profile të rëndësishme që kanë mungesë të dyja vendet.