Follow us on:

Takimi i Ukshinit me të Ngarkuarën me Punë në Ambasadën e Maqedonisë, Atina Nichoska

Tirana, 13 maj 2018 - I Ngarkuari me Punë, Sylë Ukshini me 11 maj është pritur në Ambasadën e Maqedonisë në Tiranë nga e Ngarkuara me Punë, znj. Atina Nichoska. Në këtë takim është biseduar kryesisht Samitit “Aqaba Process Meeting on the Balkans II”, i cili do të zhvillohet në Tiranë me 4 qershor 2018. Në këtë takim, i cili zhvillohet nën drejtimin e Shqipërisë dhe Jordanisë, pritet të marrin pjesë kryeministrat e rajonit dhe mbreti Abdullah II bin Al-Hussein. Deri më tani, sipas znj. Nichoska, pala maqedonase nuk e ka konfirmuar akoma pjesëmarrjen në këtë Samit, por ajo ka konfirmuar se një samit i tillë konsiderohet me interes për Maqedoninë.

Po ashtu, në këtë takim është biseduar edhe për raportet ekonomike midis Shqipërisë dhe Maqedonisë, të cilat pritet të intensifikohen pas mbledhjes të përbashkët midis dy qeverive. Nichoska po ashtu, ka nënvizuar se Maqedonia është shumë intensive edhe në promovimin e ofertave turistike dhe për gjetjen e formave për depërtimin e produkteve maqedonase në Shqipëri.

Nga ana e tij, Ukshini ka theksuar se Kosova i konsideron marrëdhëniet shumë stabile me Maqedoninë dhe e mbështet mundësinë e arritjes së një marrëveshje me Greqinë lidhur me kontekstin e emrit, një çështje e cila prej disa dekadave vazhdon të mbetet e hapur.

Gjithashtu, Ukshini dhe Nichoska janë rakorduar që në kuadër të samitit “Aqaba Process”, do të ishte me interes për të dyja palët që të zhvilloheshin edhe takime bilaterale midis kryeministrave të Kosovës dhe të Maqedonisë.