Follow us on:

I Ngarkuari me Punë, Sylë Ukshini, në takimi me Ministrin e Brendshëm Fatmir Xhafa

Tiranë, 6 qershor 2018 - I Ngarkuari me Punë, Sylë Ukshini, ka zhvilluar me 6 qershor takim me ministrin e Brendshëm të Shqipërisë, z. Fatmir Xhafaj dhe në kuadër të shume temave, me prioritet u diskutuan çështjet e karakterit bilateral nga fusha e sigurisë. Në këtë takim, Ukshini po ashtu ka ngritur edhe çështjen e pezullimit të leje-drejtimit (patentë shoferëve) të shtetasve të Republikës së Kosovës nga autoritet shqiptare.

Me këtë rast Ukshini e ka informuar ministrin Xhafaj se prej shumë vitesh autoritetet kompetente shqiptare në mbështetje të pikës 3 të nenit 127 të Kodit Rrugor në fuqi, pika 3 bëjnë pezullimin e leje-drejtimit (patentë shoferëve) për shtetasit e huaj, respektivisht edhe për shtetasit e Republikës së Kosovës. Por përsëri zbatimi i pikës 3 të këtij kodi, ka theksuar Ukshini nuk ka siguruar një normalitet të punës për organet zbatuese të ligjit dhe në mjaft raste janë konstatuar vështirësi dhe proceduara të stërzgjatura burokratike.

Propozimin i Ukshinit për nevojën e ndryshimit të nenit 127, që prek pezullimin e lejes së drejtimit, është mirëpritur nga ministri shqiptar Xhafaj, i cili eshtë shprehur i gatshëm që kjo çështje të diskutohet midis ekspertëve të dy ministrive të Brendshme të Kosovës dhe të Shqipërisë. Sipas Ukshini, ky ndryshim do të kishte efekte pozitive dhe në performancën e policisë shqiptare dhe do të eliminonte veprimet e mundshme abuzive.

Për më tepër, është pranuar edhe nga pala shqiptare se kjo praktikë e zbatimit të këtij kodi rrugor nuk ka rezultuar të jetë shumë efikase, ka krijuar më shumë shqetësime për drejtuesit e makinave nga Kosova dhe diaspora që udhëtojnë në territorin e Shqipërisë.