Follow us on:

Ukshini e takon ministren Qato

Tiranë, 4 korrik 2018 - I Ngarkuari me Punë në Tiranë, Sylë Ukshini, në takim me ministren e Shtetit për Mbrojtjen e Sipërmarrjes, znj. Sonila Qato, ka biseduar për çështjen e zbatimit të marrëveshjeve të nënshkruara në mbledhjet e përbashkëta të dy qeverive të mbajtur me 27 nëntor në Korçë.

Në këtë takim Ukshini ka ngritur edhe shqetësimet e ngritura nga kompanitë kosovare të cilat operojnë në tregun shqiptar, duke shtuar nevojën e eliminimit të barrierave artificiale të cilat dëmtojnë bizneset në të dy vendet tona. Po ashtu, Ukshini dhe Qato u pajtuan që në muajt vijues Ambasada e Kosovës dhe Zyra e Ministres së Shtetit për Mbrojtjen e Sipërmarrjes të organizojnë takim pune me bizneset kosovarë që operojnë në Shqipëri, me qëllim të identifikimit dhe adresimit të gjitha shqetësimeve, si dhe krijimit të lehtësira për bërjen biznes. Znj.Qato shprehu se të gjitha problemet e sipërmarrjeve do të kenë një derë të hapur me qëllim që të konsolidojmë një marrëdhënie të ngushtë përmes rolit të Ministrit të Shtetit, duke siguruar se qeveria shqiptare po punon fort për ta kthyer Shqipërinë në një vend miqësor për tërheqjen e sipërmarrjes.