Follow us on:

Ukshini takon ambasadorin norvegjez Per Strand Sjaastad

Tiranë, 18 korrik 2018 - I Ngarkuari me Punë, Sylë Ukshini, ka pritur në ambasadorin norvegjez në Kosovë, Per Strand Sjaastad, i cili po ashtu është ambasador jorezident për Shqipërinë. Në këtë takim të dy bashkëbiseduesit kanë diskutuar për aktualitetin politik dhe ekonomik në Kosovë, në Shqipëri dhe në rajon. Ukshini dhe ambasadori norvegjez rekomandimin e sotëm të Komisionit Evropian për liberalizimin e vizave për Kosovën e kanë vlerësuar si një lajm të mirë dhe një hap më afër për udhëtimin e kosovarëve pa viza. Në këtë takim, gjithashtu, është biseduar edhe për pritjet e dialogut final midis Kosovës dhe Serbisë, të cilat duhet të përmbyllen me një marrëveshje ndërkombëtare dhe njohjen reciproke dhe anëtarësim të Kosovës në OKB.