Follow us on:

Ambasada e Kosovës në Shqipëri festoi 11 vjetorin e pavarësisë

Tiranë, 14 shkurt 2019 - I Ngarkuari me Punë në Ambasadën e Republikës së Kosovës në Tiranë, z.Sylë Ukshini, në ceremoninë e organizuar me rastin e 11-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë, ka deklaruar se Kosova ka hyrë në fazën e pjekurisë dhe atë të integrimeve në sistemin ndërkombëtar.

“Ka ardhur koha për një marrëveshje historike, për të lënë prapa historinë e konflikteve dhe të luftërave, për të arritur një marrëveshje ndërshtetërore të garantuar nga SHBA dhe BE, e cila rajonit do t’i garantonte qëndrueshmëri afatgjatë dhe europianizimin më të shpejtë, ndërsa Kosovës ulësen në Kombet e Bashkuara”.

Në këtë ceremoni ishin të pranishëm Kryetari i Kuvendit të Shqipërisë, Gramoz Ruçi, kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, ministrja e Arsimit dhe Sportit, Besa Shahini, nënkryetari i Kuvendit të Kosovës, Kujtim Shala, kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci, zëvendësministra, si dhe të ftuar nga Maqedonia dhe Lugina e Preshevës.