Follow us on:

Heroi Adem Jashari kujtohet edhe në Tiranë

Tiranë, 6 mars 2019 – Shqipëria dhe Kosova përkujtojnë këto ditë komandantin legjendar të UÇK-së, Adem Jasharin, me të cilin nisi edhe projekti i Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Ngarkuari me Punë në Ambasadën e Republikës së Kosovës në Tiranë, z.Sylë Ukshini, së bashku me përfaqësues të bashkisë së Tiranës, vendosën kurora me lule pranë bustit të heroit të Kosovës, vendosur në kryeqytetin e Shqipërisë.

Ukshini kujtoi kontributin e Jasharit, duke theksuar se kjo ditë i bashkon shqiptarët dhe mbetet referencë jo vetëm nga e shkuara, por edhe për brezat që do vijnë. “Sa herë kujtojmë këtë ditë, dimë rrugëtimin tonë shekullor që ka qenë plot sakrifica dhe ka qenë inspiruese për të gjithë brezat. Është një ditë që na bën të përkulemi dhe të ndihemi krenarë”, ka thënë diplomati Ukshini.

Edhe nënkryetari i Bashkisë së Tiranës, z.Andi Seferi, përshëndeti sakrificën e jashtëzakonshme të familjes Jashari për çlirimin e Kosovës nga okupimi.