Follow us on:

Ukshini takoi ambasadorin e Japonisë në Tiranë

Tiranë, 6 shtator 2019 - I Ngarkuari me punë në Ambasadën e Republikës së Kosovës në Tiranë, z.Sylë Ukshini, ka zhvilluar një takim pune me ambasadorin e Japonisë në Shqipëri, z.Makoto Ito.

Në këtë takim Ukshini dhe Ito kanë biseduar me fokus çështjen e bashkëpunimit të Kosovës dhe Japonisë, duke ndarë mendimin se marrëdhëniet dypalëshe midis dy vendeve tona gjithnjë e më shumë po intensifikohen.

 Në vazhdën e avancimit të marrëdhënieve bilaterale me shtetin japonez, një partner i rëndësishëm i vendit tonë, dhe të konsolidimit të pozitës ndërkombëtare të Kosovës, është edhe hapja e ambasadës së Japonisë në kryeqytetin e Kosovës në vitin 2020.

Pas njohjes së shtetësisë së Kosovës nga Japonia në mars 2008, hapja e ambasadës japoneze në Prishtinë paraqet momentin më domethënës të marrëdhënieve dhe partneritetit ndërmjet Kosovës dhe Japonisë.