Follow us on:

Ukshini takoi ambasadorin e ri izraelit në Tiranë

Tiranë, 16 tetor 2019 - I Ngarkuari me punë në Ambasadën e Republikës së Kosovës në Tiranë, Sylë Ukshini, ka zhvilluar një takim pune me ambasadorin e ri të Izraelit në Tiranë, z.Noah Gal Gendler, një diplomat me karrierë të gjatë diplomatike dhe njohës i rajonit.

Në këtë takim Ukshini dhe Gendler kanë diskutuar për proceset aktuale politike në rajon, për procesin e integrimit të Kosovës në institucionet rajonale dhe ndërkombëtare.

Ukshini po ashtu e ka njohur ambasadorin Gendler për zhvillimet më të fundit politike të brendshme në Kosovë, sa i përket procesit të njohjeve, si dhe qëndrimit të shtetit të Izraelit ndaj Kosovës.

Me këtë rast Ukshini ka nënvizuar mbështetjen historike që kanë dhënë personalitete hebraike-amerikane për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës si Madeleine Albright, Richard Holbrooke, Wesley Clark, Elie Viesel, Eliot Engel e të tjerë.