Follow us on:

Ambasada e Kosovës bashkëndjen me familjet e viktimave të termetit

Tiranë, 26 nëntor 2019 – Ambasada e Republikës së Kosovës në Tiranë është duke përcjellë me shqetësim lajmet për pasojat që la pas termeti i rëndë që goditi të martën në mëngjes rrethinën e Durrësit.

Ambasada e Republikës së Kosovës shpreh ngushëllime familjeve të viktimave, njëherësh uron që të lënduarit nga lëkundjet e tokës të shërohen sa më shpejtë.

Institucionet e Republikës së Kosovës i janë përgjigjur nevojës për të ndihmuar autoritetet shqiptare, ndërsa shtetasit kosovarë që ndodhen në Shqipëri dhe mund të kenë pësuar nga termeti, mund të kërkojnë ndihmë në Ambasadën e Kosovës. Numri emergjent: +355 68 241 5291