Follow us on:

Pasaporta e Republikës së Kosovës

APLIKIMI PËR PAJISJE ME PASAPORTË TË REPUBLIKËS SË KOSOVËS PËR PERSONA MBI MOSHËN 18 VJEÇARE

 

Shtetasit e Republikës së Kosovës mbi 18 vjeç, mund të aplikojnë pranë shërbimit konsullor për tu pajisur me pasaportë, nëse personalisht dorëzojnë dokumentet në vijim:

 

1. Dokumentet e nevojshme për pajisjen e pasaportës të Republikës së Kosovës për herë të parë:
- Letërnjoftimi biometrik i vlefshëm i Republikës së Kosovës dhe
- Taksa 100,-€

2. Dokumentet e nevojshme për pajisje me pasaportë pas skadimit:
- Letërnjoftimi biometrik i vlefshëm i Republikës së Kosovës,
- Pasaporta aktuale dhe
- Taksa 100,-€


3. Dokumentet e nevojshme për pajisje me pasaportë pas humbjes/dëmtimit:
- Letërnjoftimi biometrik i vlefshëm i Republikës së Kosovës,
- Pasaporta e dëmtuar (nëse bëhet fjalë për dëmtim),
- Raporti origjinal i policisë  jo ma i vjetër se 3 muaj (nëse bëhet fjalë për humbje) dhe
- Taksa 100,-€

4. Dokumentet e nevojshme për pajisje me pasaportë pas ndryshimit të të dhënave personale
- Letërnjoftimi biometrik i vlefshëm i Republikës së Kosovës (me te dhëna te ndryshuara),
- Pasaporta aktuale dhe
- Taksa 100,-€


APLIKIMI PËR PAJISJE ME PASAPORTË TË REPUBLIKËS SË KOSOVËS PËR PERSONA NËN MOSHËN 18 VJEÇARE

 

Shtetasit e Republikës së Kosovës nën moshën 18 vjeçare, mund të aplikojnë pranë shërbimit konsullor për tu pajisur me pasaportë, nëse personalisht dhe në prezencën e të dy prindërve dorëzojnë dokumentet në vijim:

 

1. Dokumentet e nevojshme për pajisje me pasaportë për herë të parë:
- Ekstrakt nga Regjistri Qendror i Gjendjes Civile,
- Pasaporta/letërnjoftimi i të dy prindërve,
- Letërnjoftimi i vlefshëm i Republikës së Kosovës (nëse e posedon) dhe
- Taksa 80,-€

2. Dokumentet e nevojshme për pajisje me pasaportë pas skadimit:
- Ekstrakt nga Regjistri Qendror i Gjendjes Civile,
- Pasaporta aktuale,
- Pasaporta/letërnjoftimi i dy prindërve,
- Letërnjoftimi i vlefshëm i Republikës së Kosovës (nëse e posedon) dhe
- Taksa 80,-€

3. Dokumentet e nevojshme për pajisje me pasaportë pas humbjes/dëmtimit:
- Ekstrakt nga Regjistri Qendror i Gjendjes Civile,
- Pasaporta/letërnjoftimi i dy prindërve,
- Pasaporta e dëmtuar (nëse bëhet fjalë për dëmtim),
- Raporti origjinal i policisë  jo ma i vjetër se 3 muaj (nëse bëhet fjalë për humbje) dhe
- Taksa 80,-€

4. Dokumentet e nevojshme për pajisje me pasaportë pas ndryshimit të të dhënave personale:
- Ekstrakt nga Regjistri Qendror i Gjendjes Civile (lëshuar pas ndryshimit te te dhënave),
- Pasaporta/letërnjoftimi i te dy,
- Letërnjoftimi i vlefshëm i Republikës së Kosovës (nëse posedon),
- Pasaporta aktuale dhe
- Taksa 80,-€