Follow us on:

Fletëudhëtimi për kthim

Dokumenti i udhëtimit për kthim (apo Fletudhëtimi për Kthim) lëshohet nga shërbimi konsullor nëse shtetasi i Republikës së Kosovës paraqet dokumentacionin në vijim:
- Aplikacionin e plotësuar (merret ne shërbimin konsullor),
- Dokument qe dëshmon shtetësinë kosovare të aplikuesit (çertifikatë, kopje e   dokumentit të humbur etj.),
- Dokument që konfirmon vendqëndrimin e aplikuesit (Meldezettel apo Meldebestätigung),
- Dokumentin e udhëtimit nëse është i dëmtuar,
- Dy fotografi dhe
- Taksa 30,-€

 

Fletudhëtimi për Kthim ka një afatshmëri vetëm prej 30 ditësh nga data e lëshimit dhe është i vlefshëm të udhëtohet vetëm një drejtim (Austri-Kosovë).