Follow us on:

Fitim Shtetësie

PROCEDURA E FITIMIT TË SHTETËSISË SË KOSOVËS

Procedurat e fitimit të shtetësisë me lindje në bazë të origjinës kur të dy prindërit janë shtetas të Republikës së Kosovës
Kërkesës duhet bashkëngjitur këto dëshmi:
- Certifikatën e lindjes së fëmijës
- Certifikata nga Regjistri i Gjendjes Civile ose ndonjë dëshmi tjetër të vlefshme që dëshmon shtetësinë e prindërve në Kosovë

Procedurat e fitimit të shtetësisë me lindje në Kosovë ku njëri prind është shtetas i Kosovës
Kërkesës duhet bashkëngjitur këto dëshmi:
- Certifikata e lindjes së fëmijës
- Certifikata nga Regjistri i Gjendjes Civile ose ndonjë dëshmi tjetër të vlefshme që dëshmon shtetësinë e prindërve në Kosovë
- Pajtimi i fëmijës më të vjetër se 14 deri në 18 vjeç
- Pajtimi me shkrim i prindit me shtetësi tjetër i vërtetuar në këtë rast Komisioni për Shtetësi i MPB-se, siguron që fëmija të mos mbetet pa shtetësi nëse prindi në fjalë nuk e jep pajtimin e tij/saj/

Procedura e fitimit të shtetësisë kur fëmija është i lindur jashtë Kosovës dhe prindi tjetër është me shtetësi të panjohur ose pa shtetësi
Kërkesës duhet bashkëngjitur këto dëshmi:
- Certifikatën e lindjes së fëmijës
- Certifikatën nga Regjistri i Gjendjes Civile të prindit ose ndonjë dëshmi që dëshmon shtetësinë e tij në Kosovë.
- Pajtimi i fëmijës më të vjetër se 14 deri në 18 vjeç.
- Pajtimi me shkrim i prindit që nuk e posedon shtetësinë e Kosovës i vërtetuar në ketë rast nga Komisioni për Shtetësi i MPB-së, siguron që fëmija të mos mbetet pa shtetësi nëse prindi në fjalë nuk e jep pajtimin e tij/saj/

Procedura e fitimit të shtetësisë nëse fëmija është i lindur jashtë Kosovës dhe prindi tjetër ka shtetësi tjetër, por të dy prindërit pajtohen me shkrim që fëmija të fitoj shtetësinë e Kosovës
Kërkesës duhet bashkëngjitur këto dëshmi:
- Certifikatën e lindjes se fëmijës
- Certifikatën nga Regjistri i Gjendjes Civile të prindërve ose ndonjë dëshmi tjetër të vlefshme që dëshmon shtetësinë e prindërve.
- Pajtimi me shkrim i prindërve i vërtetuar në ketë rast Komisioni për Shtetësi i MPB-së, i cili siguron që fëmija të mos mbetet pa shtetësi nëse ndonjeri prej prindërve nuk e jep pajtimin e tij/saj/.

Fitimi i shtetësisë me lindje në territorin e Republikës se Kosovës
 - Në rastet kur fëmija është gjetur ose është lindur në territorin e Republikës së Kosovës prindërit e të cilët janë të panjohur, atëherë ai e fiton shtetësinë e Republikës se Kosovës me rastin e regjistrimit në Regjistrin e Lindjes dhe regjistrohet sipas detyrës zyrtare në Regjistrin e Shtetësisë
 - Procedura e fitimit te shtetësisë kur fëmija është i lindur në Kosovë, ndërsa prindërit kanë shtetësi tjetër, por kanë leje qëndrimit të vlefshëm në Kosovë

Kërkesës duhet bashkëngjitur këto dëshmi:
- Certifikata e lindjes së fëmijës
- Kopjet e dokumenteve të identifikimit dhe dëshmi e vlefshme të qëndrimit në Republikën e Kosovës për të dy prindërit
- Pajtimi me shkrim i prindërve i vërtetuar në ketë rast Komisioni për Shtetësi i MPB-së, i cili siguron që fëmija të mos mbetet pa shtetësi nëse ndonjëri prej prindërve nuk jep pajtimin.
- Taksa administrative dhe
- Taksa për lëshimin e vendimit pozitiv.

Procedura e aplikimit për fitimin e shtetësisë së Kosovës me natyralizim
Kërkesës duhet bashkëngjitur këto dëshmi:
- Certifikata e lindjes dhe e martesës për personat e martuar
- Dëshminë e lejes së vlefshme të qëndrimit për 5 vite në Republikën e Kosovës
- Dëshminë që i ka përmbushur të gjitha detyrimet financiare (dëshmi nga Administrata Tatimore e Kosovës dhe nga Zyra Komunale e Tatimit në Pronë mbi përmbushjen e obligimeve tatimore)
- Dëshmi për banimin adekuat për parashtruesin e kërkesës dhe vartësve të tij
- Dokument që dëshmon njohuri elementare në njërën prej gjuhëve zyrtare
- Dëshminë që nuk është nën hetime penale dhe që nuk është i dënuar për vepra penale, e lëshuar nga gjykata kompetente e Republikës se Kosovës, si dhe organi kompetent i shtetit të huaj, shtetas i të cilit është parashtruesi i kërkesës apo shtetit në të cilin ai/ajo ka pasur vendbanimin e fundit jo më të vjetër se 6 muaj
- Dëshmi që posedon mjete të mjaftueshme materiale për të siguruar jetesën e vet dhe personave për mbajtjen e të cilëve është përgjegjës pa shfrytëzuar skema sociale
- Dokument i vlefshëm identiteti në kopjen e vërtetuar me fotografin e poseduesit që duket qartë
- Deklaratën e betimit me shkrim që pranon rendin kushtetues dhe juridik të Republikës së Kosovës
- Taksa administrative
- Taksa për lëshimin e vendimit pozitiv

Procedura e aplikimit për fitim e shtetësisë së Kosovës me natyralizim i/e bashkëshortit
Kërkesës duhet bashkëngjitur këto dëshmi:
- Certifikata e lindjes dhe martesës e cila dëshmon se paku 3 vite lidhje të vlefshme martesore me shtetasin e Kosovës.
- Dëshmi për banimin e ligjshëm në Republikën e Kosovës për së paku 1 vit para se të bëhet parashtrimi i kërkesës.
- Dëshmi që i ka përmbushur të gjitha detyrimet financiare (dëshmi nga Administrata Tatimore e Kosovës dhe nga Zyra Komunale e Tatimit në Pronë mbi përmbushjen e obligimeve tatimore)
- Dëshminë që nuk është nën hetime dhe që nuk është i dënuar për vepra penale e lëshuar nga gjykata kompetente e Republikës së Kosovës, si dhe organi kompetent i shtetit të huaj, shtetas i të cilit është parashtruesi i kërkesës apo shtetit në të cilin ai/ajo ka pasur vendbanimin e fundit, jo më të vjetër se 6 muaj
- Dëshmi që posedon mjete të mjaftueshme materiale për të siguruar jetesën e vet dhe personave për mbajtjen e të cilëve është përgjegjës pa shfrytëzuar skema sociale
- Dokument i vlefshëm identifikimi
- Deklaratën e betimit me shkrim se pranon rendin kushtetues dhe juridik te Republikës së Kosovës
- Taksa administrative
- Taksa për lëshimin e vendimit pozitiv

Procedura e aplikimit për fitimin e shtetësisë se Kosovës me natyralizim i fëmijës së mitur të personit të natyralizuar
Kërkesës duhet bashkëngjitur këto dëshmi:
- Certifikata e lindjes së fëmijës
- Dokumente zyrtare të vlefshme të prindërve me të cilët dëshmohet identiteti i tyre
- Pajtimi me shkrim i prindërve i vërtetuar
- Pajtimi i fëmijës më të vjetër se 14 deri në 18 vjeç
- Taksa administrative
- Taksa për lëshimin e vendimit pozitiv

* Kjo procedurë vlen edhe për personat e mitur te adaptuar.

Procedura e aplikimit për fitimin e shtetësisë me natyralizim të personit që ka humbur shtetësinë e Kosovës
Kërkesës duhet bashkëngjitur këto dëshmi:
- Certifikatën e lindjes
- Certifikatën nga Regjistri i Gjendjes Civile te prindit
- Kopje të dokumenteve te identifikimit të të dy prindërve