Follow us on:

Lirim nga Shtetësia

Dokumentacioni për aplikim për lirim të shtetësisë së Republikës së Kosovës për të rriturit nga mosha 18 vjeçare:

- Garancionin/vërtetimin për marrjen e shtetësisë austriake (Einbürgerungszusicherung)
- Dëshminë e vendbanimit (Meldebescheinigung)
- Dëshminë se nuk jeni nen hetime (Strafregisterbescheinigung)


Të gjitha dokumentet të jenë të përkthyera në gjuhen shqipe nga përkthyesi i autorizuar.


Dokumentet e poshtëshënuara duhet te sillen nga Kosova:
- Kopjen e një dokumenti valid të identifikimit,
- Ekstraktin e Lindjes së lëshuar vetëm nga Republika e Kosovës,
- Dëshminë nga Administrata Tatimore e Kosovës,
- Dëshminë nga Zyra Komunale e Tatimit në Pronë,
- Dëshminë nga Qendra Komunale për Pune Sociale, që janë përmbushë të gjitha detyrimet financiare ndaj personave për ushqim dhe mbajtje për të cilët është përgjegjës para ligjit,
- Dëshminë se nuk zhvillohen hetime penale dhe që nuk ekziston asnjë aktgjykim për vepra penale, e lëshuar nga Gjykata Komunale dhe
- Vërtetimin që nuk janë duke u zhvilluar hetime nga ana e Policisë së Kosovës.

 

Taksa konsullore:
  
Aplikimi   50,-€
   Vendimi 400,-€


Dokumentet duhet të dorëzohen në origjinal dhe një kopje. Asnjë dokument nuk duhet te jetë me i vjetër se 6 muaj!

 

 

Dokumentacioni i nevojshëm për aplikim për lirim të shtetësisë së Republikës së Kosovës për të miturit nën moshën 18 vjeç:
- Garancionin/vërtetimin për marrjen e shtetësisë austriake (Einbürgerungszusicherung)
- Dëshminë e vendbanimit (Meldebescheinigung)

Këto dy dokumente duhet të jenë të përkthyera në gjuhen shqipe nga përkthyesi i autorizuar.

Dokumentet e poshtëshënuara duhet të sillen nga Kosova:
- Ekstrakti i Lindjes (i lëshuar vetëm nga Republika e Kosovës)
- Certifikata e lindjes apo e martesës (të njërit prind) e lëshuar vetëm nga Republika e Kosovës
- Kopjen e letërnjoftimit apo të pasaportës së Republikës së Kosovës nëse i mituri e posedon
- Kopjen e dokumenteve të identifikimit të prindërve
- Deklaratën e pajtimit të prindërve dhënë tek Notari që prindërit janë të pajtimit për humbjen e shtetësisë (me përkthim në gjuhen shqipe)
- Nga mosha 14 vjeçare prezenca e fëmijut si dhe dy prindërve gjate aplikimit është obligative
- Nëse fëmija është nën moshën 14 vjeçare, është obligative që aplikimi për lirim nga shtetësia të bëhet së bashku me njërin prind ose njeri prind ta dëshmoje me ane të vendimit se është liruar nga shtetësia e Republikës se Kosovës.

Taksa konsullore:
Aplikimi   50,-€
Vendimi 200,-€

Dokumentet duhet të dorëzohen në origjinal dhe një kopje. Asnjë dokument nuk duhet te jetë me i vjetër se 6 muaj!