Follow us on:

Në hapësirat e Ambasadës se Republikës së Kosovës në Austri është hapur ekspozita e piktorit kosovar Nizar Meta

Ambasadori i Republikës së Kosovës në Austri z. Sami Ukelli, bëri hapjen e ekspozitës së piktorit Nizar Meta, duke shprehur kënaqësinë e veçantë që Kosova ka artistë të mirë, të cilët përmes artit dhe pikturës promovojnë kulturën dhe artin kosovar.

Ndërkaq, z. Meta falënderoi Ambasadorin Ukelli për përkrahjen e vazhdueshme ndaj artistëve kosovar që jetojnë në Vjenë.


Pikturat e artistit kosovar për here të parë po ekspozohen në ambientin e Ambasadës së Republikës së Kosovës në Austri.


Ekspozita do të jetë e hapur nga data 15 qershor deri më 2 korrik 2018, nga dita e hënë deri të premten në intervalin kohor 14:00 - 16:00.