Follow us on:

Ambasadori Ukelli merr pjesë në aktivitetin 'Kosovo Business Seminar'

Me 2 tetor në ambientet e Rezidencës Japoneze në Vjenë u organizua aktiviteti me titullin "Kosovo Business Seminar". Ky aktivitet i përbashkët në mes tri shteteve inicuar nga ambasadori japonez jorezident në Kosovë, z. Koinuma kishte për qëllim jo vetëm shënimin e dy përvjetorëve të lidhjes së miqësisë mes Japonisë, Austrisë dhe Kosovës, por edhe thellimin e bashkëpunimit në fushën e ekonomisë.

Viti 2019 shënon përvjetorin e miqësisë 150 vjeçare mes Japonisë dhe Austrisë dhe njëkohësisht 10 vjetorin e vendosjes së marrëdhënieve diplomatike mes Japonisë dhe Kosovës.


Në këtë seminar morën pjesë dhjetëra biznese japoneze e austriake, si dhe përfaqësuestë institucioneve të Republikës së Kosovës sic Oda Ekonomike e Kosovës, KIESA, përfaqësues të bizneseve kosovare si Devolli, Hirano Mushrooms etj. Nga bizneset austriake të pranishëm ishin përfaqësues nga Banka Raiffeisen, Kelag -Kelkos, Bit Media dhe Open Research, ndërsa nga institucionet japoneze JICA dhe JETRO. Investitorët austriak të cilët tash me vite operojnë në Kosovë, gjatëprezantimit të tyre inkurajuan te pranishmit që të investojnë në Kosovë, dukepasur parasysh potencialin që posedon shteti i Kosovës.


Në fjalën e tij përmbyllëse të aktivitetit Ambasadori i RKS-së, z. Ukelli falënderoi Ambasadorin Japonez Koinuma për iniciativën si dhe potencoi edhe një herë qëthellimi i bashkëpunimi dhe miqësisë mes Japonisë dhe Kosovës do të vazhdojëedhe tutje. Njëherit Ambasadori Ukelli, duke marrë për bazë përvojat e mira tëkompanive austriake në Kosovë i ftoi bizneset e pranishme japoneze si investitorë potencialë që ta vizitojnë Kosovën dhe të investojnë pasi që Kosova posedon një potencial të jashtëzakonshëm.


Ky aktivitetu organizua nga Ambasada Japoneze në Vjenë në bashkëpunim me Ambasadën e Kosovës në Vjenë dhe Odën Ekonomike të Austrisë.