Follow us on:

Njoftim - Periudha e aplikimit per regjistrimin e votuesve jashte Kosoves (16 shkurt 2020 - 23 shkurt 2020).

Në kuadër të përgatitjeve për Zgjedhjet e jashtëzakonshme për Kryetar Komune në Podujevë, që do të mbahen me datën 15 mars 2020, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në bazë të Ligjit për Zgjedhjet e Përgjithshme në Republikën e Kosovës dhe Rregullës Zgjedhore Nr. 03/2013 Votimit Jashtë Kosovës, është i obliguar që të gjithë qytetarëve që janë shtetas të Republikës së Kosovës, por që jetojnë jashtë Kosovës dhe qytetarët që nuk janë shtetas të Republikës së Kosovës, por që në bazë të Ligjit për shtetësi, kanë të drejtë për të qenë shtetas të Republikës së Kosovës, dhe të cilët vendbanimin në Kosovë, e kanë në komunën e Podujevës, kanë të drejtë për të votuar përmes postës.

Para Periudhës së Votimit, qytetarët duhet që, së pari të aplikojnë për tu regjistruar. Periudha e Aplikimit për Regjistrim për Votim jashtë Kosovës, fillon me datën 16 shkurt 2020 dhe përfundon me datën 23 shkurt 2020.

  

1.      Kriteret juridike për të drejtën e votës,

2.      Formularin e Aplikimit për Regjistrim I,

3.      Formularin e Aplikimit për Regjistrim II,

 

Për më shumë informata, klikoni në linkun: http://www.kqz-ks.org/sherbimet-per-votuesit/votimi-me-poste/