Follow us on:

Ambasadori Pllana i dorëzoi letrat kredenciale Presidentit të Austrisë

Vjenë, 25 shkurt 2020 - Gjatë ceremonisë së akreditimit në Pallatin Presidencial Hofburg, Ambasadori i Republikës së Kosovës në Austri z. Lulzim Pllana i dorëzoi letrat kredenciale Presidentit të Republikës Federale të Austrisë, z. Alexander Van der Bellen.

Presidenti Van der Bellen i ka uruar mirëseardhje Ambasadorit Pllana, duke ritheksuar mbështetjen e pa rezervë të Austrisë për Kosovën në rrugëtimin e mëtejshëm të saj në familjen evropiane, si dhe duke shprehur interesim për zhvillimet në Kosovë. Me ketë rast Ambasadori Pllana i përcolli Presidentit Van der Bellen përshëndetjet e përzemërta të Presidentit të Republikës së Kosovës, z. Hashim Thaçi. Ambasadori Pllana falënderoi Presidentin Van der Bellen për mbështetjen e vazhdueshme të Austrisë dhënë Kosovës dhe bashkëpunimin e shkëlqyeshëm ndërmjet dy shteteve.


Pas prezantimit të letrave kredenciale, Ambasadori Pllana parakaloi pranë Gardës së Nderit.


Photos: Clemens Schwarz and Peter Lechner / HBF