Follow us on:

APLIKIMI PËR PAJISJE ME PASAPORTË TË REPUBLIKËS SË KOSOVËS PËR PERSONA MBI MOSHËN 18 VJEÇARE

 

Shtetasit e Republikës së Kosovës mbi 18 vjeç, mund të aplikojnë pranë shërbimit konsullor për tu pajisur me pasaportë, nëse personalisht dorëzojnë dokumentet në vijim:

 

1. Dokumentet e nevojshme për tu pajisur me pasaportë të Republikës së Kosovës për herë të parë:

      - Letërnjoftimi biometrik i vlefshëm i Republikës së Kosovës (nëse posedon)

- Taksa 100,-€

 

2. Dokumentet e nevojshme për pajisje me pasaportë pas skadimit: 

- Letërnjoftimi biometrik i vlefshëm i Republikës së Kosovës

- Pasaporta aktuale

- Taksa 100,-€

 

3. Dokumentet e nevojshme për pajisje me pasaportë pas humbjes/dëmtimit:

- Letërnjoftimi biometrik i vlefshëm i Republikës së Kosovës

      - Pasaporta e dëmtuar (nëse bëhet fjalë për dëmtim)

- Raporti origjinal i policisë ose i komunës mbi humbjen e pasaportës  jo ma i vjetër se 3 muaj (nëse bëhet fjalë për humbje)

- Taksa 100,-€

 

4. Dokumentet e nevojshme për pajisje me pasaportë pas ndryshimit të të dhënave personale: 

- Letërnjoftimi biometrik i vlefshëm i Republikës së Kosovës (me te dhëna të ndryshuara)

- Pasaporta aktuale dhe

- Taksa 100,-€

 

 

 

APLIKIMI PËR PAJISJE ME PASAPORTË TË REPUBLIKËS SË KOSOVËS PËR PERSONA NËN MOSHËN 18 VJEÇARE

  

Shtetasit e Republikës së Kosovës nën moshën 18 vjeçare, mund të aplikojnë pranë shërbimit konsullor për tu pajisur me pasaportë, nëse personalisht dhe në prezencën e të dy prindërve dorëzojnë dokumentet në vijim:

 

1. Dokumentet e nevojshme për pajisje me pasaportë për herë të parë:

      - Ekstrakti nga Regjistri Qendror i Gjendjes Civile

- Pasaporta/letërnjoftimi i të dy prindërve

- Letërnjoftimi i vlefshëm i Republikës së Kosovës (nëse e posedon)

- Taksa 80,-€

 

2. Dokumentet e nevojshme për pajisje me pasaportë pas skadimit:

- Ekstrakti nga Regjistri Qendror i Gjendjes Civile

- Pasaporta aktuale

- Pasaporta/letërnjoftimi i dy prindërve

- Letërnjoftimi i vlefshëm i Republikës së Kosovës (nëse e posedon)

- Taksa 80,-€

 

3. Dokumentet e nevojshme për pajisje me pasaportë pas humbjes/dëmtimit:

- Ekstrakti nga Regjistri Qendror i Gjendjes Civile

- Pasaporta/letërnjoftimi i dy prindërve

- Pasaporta e dëmtuar (nëse bëhet fjalë për dëmtim)

- Raporti origjinal i policisë ose i komunës mbi humbjen e pasaportës, jo ma i vjetër se 3 muaj (nëse bëhet fjalë për humbje)

- Taksa 80,-€

 

4. Dokumentet e nevojshme për pajisje me pasaportë pas ndryshimit të të dhënave personale:

- Ekstrakti nga Regjistri Qendror i Gjendjes Civile (lëshuar pas ndryshimit të të dhënave)

- Pasaporta/letërnjoftimi i te dy prindërve

- Letërnjoftimi i vlefshëm i Republikës së Kosovës (nëse posedon)

- Pasaporta aktuale

- Taksa 80,-€