Follow us on:
Sabri Kiçmari Ambasador i Republikës së Kosovës në Australi

TE DHENAT PERSONALE:

Emri: Sabri
Mbiemri: Kiçmari
Data e lindjes: 14.09.1967
Vend i lindjes: Lladofc (Podujevë)
Statusi martesor: I martuar , dy fëmijë
   
SHKOLLIMI:

  • Shkollimi fillorë në Podujevë, kurse ai i mesëm në Prishtinë, Kosovë
  • Studimet Bachelor (Studimet bazë) në Universitetin Ruhr në Bochum (Gjermani), mars 1997
  • MA (Studimet  Master), në Fakultetin Filozofik të Universitetit Rheinische Friedrich-Wilhelm në Bon (Gjermani), dhjetor 2001
  • Disertacioni  (Ph.D.) në Institutin e Shkencave Politike dhe Sociologjisë, Fakulteti Filozofik i  Universitetit Rheinische Friedrich-Wilhelm në Bon  (Gjermani), qershor 2007


PUNË PROFESIONALE:

  • Gazetar, korrespodent i gazetës „Zëri i Kosovës“ nga Republika Federale e Gjermanisë, 1989 – 1999
  • Analist i mediave në Institutin e Mediave në Bon  (Gjermani), shtator 2001 – shtator 2005
  • Prorektor në Kolegjin Universitar  “Victory" në Prishtinë,  2007 - 2008
  • Ligjërues i Mirëqenies Sociale dhe Integrimit Evropian në Fakultetin Filozofik (Departamenti i Sociologjisë) në Universitetin e Prishtinës, mars 2006 - tetor 2008
  • Mësimdhënës i  Bazave të Diplomacisë dhe Politikes së Jashtme në Kolegjin Universitar “Victory”, tetor  2006 - tetor 2008
  • I ngarkuar me Punë në Ambasadën e Republikës së Kosovës në Vjenë, tetor 2008 - tetor 2009
  • Ambasador i Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë në Austri, nga 14 tetori 2009