Follow us on:

Fletëudhëtimi për kthim

Shtetasit e Republikës së Kosovës që jetojnë Australi mund të aplikojnë Fleteudhëtim ( Travel Document) në Sektorin Konsullor të Ambasadës së Republikës së Kosovës në Kanberra.


Fletudhëtimi lëshohet në rast të humbjes së pasaportës, dëmtimit, skadimit të afatit apo raste të tjera urgjente.


Dokumentet që nevojiten për aplikim për Fletudhëtim:

    -   Kërkesa;
    -   2 fotografi;
    -   Kopja e një dokumenti të identifikimit;
    -   Raporti i policisë (në rast humbje të pasaportës);
    -   Pasaporta e dëmtuar apo e skaduar;
    -   Ose një dokument tjetë që dëshmon se e keni origjinën prej Kosovës (cert.e lindjes, pasaportë e vjetër etj.)
    -   Dëshmia e taksës së paguar në vlerë prej 30€,

     

    Për të miturit nën moshën 18 vjeç: 

      -   Kërkesën
      -   dy fotografi
      -   Kopjet e pasaportave të prindërve;
      -   Nëse i mituri nuk ka pasaportë (e cila është dëmtuar, humbur, i sapolindur etj.) atëherë kopjen e certifikatës së lindjes;
      -   Me te miturin duhet të jenë prezent të dy prindërit, ose njëri prind me autorizim të noterit të prindit tjetër ose Aktgjykimin lidhur me shkurorëzimin dhe vërtetimin për Kujdestarinë;
      -   Aplikimi bëhet personalisht në Konsullatën e RKS-së në Kanberra;

       

      Vini re: Fletudhëtimi vlen 30 ditë nga data e lëshimit, dhe vlen vetëm për udhëtim një drejtimësh për në Kosovë.