Follow us on:

Regjistrimi i faktit të lindjes

Sektori Konsullor i Ambasadës së Republikës së Kosovës në Kanberra nuk e ofron shërbimin në vijim:

 

Me pranimin e kërkesës për regjistrimin e lindjes së fëmijës në librin amëz të lindjeve në Kosovë për mundësitë e poshtëshënuara kërkohen specifikat si në vijim:


Kur fëmiu është i lindur jashtë Kosovës nga prindërit të cilët janë shtetas të Kosovës;

    -   Kërkesa;
    -   Dokument identifikimi i të dy prindërve (pasaportë apo letërnjoftim)
    -   Certifikata internacionale e lindjes së fëmiut;
    -   Ekstraktet e lindjes së të dy prindërve;
    -   Prezencën e dy prindërve ose dëshmi ligjore të mungesës së njërit prej tyre.
    -   Taksa prej 30€

     

    Kur fëmiju është i lindur jashtë Kosovës nga prindërit prej të cilëve njëri është shtetas Kosovës ndërsa tjetri jo; 

      -   Kërkesa;
      -   Dokument identifikimi së të dy prindërve (pasaportë apo letërnjoftim)
      -   Pëlqimin me shkrim nga prindi jo-kosovar për regjistrimin e fëmijës të vërtetuar nga noteri;
      -   Certifikata internacionale e lindjes së fëmiut;
      -   Certifikata e lindjes e prindit me shtetesi tjetër;
      -   Prezencën e dy prindërve ose dëshmi ligjore të mungesës së njërit prej tyre

       

      Fëmija është i lindur jashtë Kosovës nga prindërit prej të cilëve njëri është shtetas i Kosovës ndërsa tjetri është i panjohur; 

        -   Kopje e dokumentit të shtetësisë kosovare të prindit;
        -   Certifikata internacionale e lindjes së fëmiut që përfshin shtetasin e Kosovës si prind dhe tjetrin si të “panjohur”;
        -   Certifikata internacionale e lindjes së fëmiut;
        -   Ekstrakti i lindjes së prindit shtetas i RKS-së;
        -   Certifikata e lindjes e prindit me shtetesi tjetër;
        -   Prezencën e dy prindërve ose dëshmi ligjore të mungesës së njërit prej tyre