Follow us on:

Fitim Shtetësie

Sektori Konsullor i Ambasadës së Republikës së Kosovës ne Kanbërra nuk i ofron shërbimet në vijim:

 

Dokumentet që nevojiten për aplikim për fitim shtetësie

    -   Certifikata Internacionale e lindjes
    -   Certifikatën e martesës nëse është i martuar ose certifikatën e gjendjes martesore;
    -   Certifikatën familjare
    -   Kopje e dokumentit të identifikimit
    -   Certifikata e vendbanimt në shtetin ku banon (e përkthyer në gjuhen shqipe)
    -   Ekstraktet e lindjes së prindërve
    -   Kopjet e pasaportave të prindërve
    -   Dëshminë që nuk është nën hetime penale nga Policia e Republikës së Kosovës
    -   Dëshminë që nuk është nën hetime penale dhe që nuk është i dënuar për vepra penale nga Gjykata themelore e Republikës së Kosovës
    -   Dëshminë që nuk është nën hetime penale dhe që nuk është i dënuar për vepra penale në Gjermani, (Führungszeugnis) jo më të vjetër se 6 muaj
    -   Deklaratën e betimit me shkrim që e pranon rendin kushtetues dhe juridik të Republikës ë Kosovës
    -   Referenca të personave që jetojnë në Kosovë dhe që janë në gjendje të dëshmojnë lidhjet e ngushta familjare
    -   Dëshmi që posedon prona të paluejtshme në Republikën e Kosovës apo aktivitet ekonomike

     

    Për të miturit duhen edhe këto dokumente

      -   Certifikata e vendbanimit ;
      -   Kopjen e një dokumenti të identifikimit valid me foto ;
      -   Ekstraktet e lindjes së prindërve si dhe certifikata e martesës e Kosovës
      -   Kopjet e pasaportave të prindërve
      -   Deklarata e prindërve dhënë te noteri se janë të pajtimit që fëmiu i tyre të fitoj shtetësinë e Kosovës
      -   Deklarata e aplikuesit se është i pajtimit të pranoj shtetësinë e Kosovës
      -   Referenca e personave që jetojnë në Kosovë që dëshmon lidhjet familjare ose dëshmi të pronës në Kosovë
      -   Pagesën e taksës prej 70€
      -   Aplikimi bëhet personalisht në Konsullatën e Përgjithshme në Kanberra dhe prezent duhen të jenë edhe të dy prindërit
      -   Pasi të merrni vendimin për fitim shtetësie paguhet taksa prej 130 € për personat nën moshën 18 vjeçare ose 300€ mbi 18 vjeç.