Follow us on:

Lirim nga Shtetësia

Sektori Konsullor i Ambasadës së Republikës së Kosovës në Kanberra nuk i ofron shërbimet në vijim:

Dokumentet që nevojten për aplikim për lirim nga shtetësia e RKS-së për të rriturit mbi 18 vjeç.

    -   Garancioni se do të merrni shtetësinë e shtetit tjetër;
    -   Dëshminë e vendbanimit në shtetin ku jeton;
    -   Dëshminë se nuk jeni nën hetime në shtetin ku jeton

     

      Të tre këto dokumente duhet të përkthehen në gjuhën shqipe

       

      Dokumentet e poshtë shënuara nga RKS:

      -   Një dokument valid të identifikimit;
      -   Ektrakt i lindjes;
      -   Dëshminë nga Administrata Tatimore e Kosovës;
      -   Dëshminë nga Zyra Komunale e Tatimit në Pronë;
      -   Dëshminë nga Qendra Komunale për Pune Sociale. që janë përmbushë të gjitha detyrimet financiare ndaj personave për ushqim dhe mbajtje të të cilëve është përgjegjës para ligjit;
      -   Dëshminë se nuk zhvillohen hetime penale dhe që nuk ekziston asnjë aktgjykim për vepra penale, e lëshuar nga Gjykata Themelore;
      -   Vërtetimin që nuk janë duke u zhvilluar hetime nga ana e Policisë së Kosovës;
      -   Taksa 70€ për aplikim;

       

          Dokumentet duhet të dorëzohen në origjinal dhe në kopje!

           

          Asnjë dokument nga Kosova nuk duhet të jetë më i vjetër se 4 muaj!

           

          Procedura deri ne lëshimin e vendimit mund të zgjas 1-3 muaj.

           

          Pas arritjes së vendimit për lirim nga shtetësia, duhet të paguhet taksa prej 600€.

           

          Dokumentet që nevojiten për aplikim për lirim nga shtetësia e RKS-së për të miturit nën moshën 18 vjeç!

        -   Garancioni se do të merrni shtetësinë e shtetit tjetër
        -   Dëshminë e vendbanimit në shtetin tjetër

         

            (Këto dy dokumente duhet të përkthehen në gjuhën shqipe)

             

            Dokumentet nga RKS:

          -   Ekstrakti i lindjes i RKS-së
          -   Ekstraktet e lindjes i të dy prindërve
          -   Certifikaten e marteses së prindërve
          -   Kopjen e letërnjoftimit apo të pasaportës së RKS-së nëse i mituri e posedon;
          -   Kopjen e dokumenteve të identifikimit të prindërve;
          -   Deklaratën e pajtimit të prindërve dhënë te noteri se prindërit janë të pajtimit që fëmiu i tyre të lirohet nga shtetësia e Kosovës (e përkthyer në gjuhen shqipe)
          -   Nga mosha 14 vjecare prezenca e fëmiut gjatë aplikimit është e domosdoshme si dhe prezenca e dy prindërve
          -   Nëse fëmiu është nën moshën 14 vjeçare, dhe njëri prind është i liruar nga shtetësia e Kosovës, atëherë është obligative që njëri prind ta dëshmojë me anë të vendimit se është liruar nga shtetësia e Republikës së Kosovës
          -   Taksa 70€ për aplikim

           

              Dokumentet duhet të dorëzohen në origjinal dhe një kopje!

               

              Pas marrjes së vendimit për lirim nga shtetësia paguhet taksa prej 300 €.