Follow us on:

Ambasadori Kiçmari merr pjesë në samitin australian të sigurisë

Kanberra, 18 korrik 2017 – Ambasadori i Republikës së Kosovës, Sabri Kiçmari, mori pjesë në samitin australian të sigurisë, i cili po mbahet në Kanberra. Në panelin e pasdites, ai ka debatuar së bashku me ambasadorët e Indisë dhe Marokos në lidhje me masat e ndërmarra nga komuniteti ndërkombëtar në luftimin e ekstremizmit të dhunshëm.

Në fjalën e tij, ambasadori Kiçmari ka vënë në pah faktin se Republika e Kosovës është pjesë e Koalicionit Global kundër Terrorizmit, se bashkëpunon ngushtë me SHBA-të dhe partnerët tjerë ndërkombëtar dhe se ka ndërmarrë një numër masash në parandalimin e veprimeve terroriste dhe parandalimin e shkuarjes së shtetasve të Kosovës në luftërat e huaja.

Në samitin australian të sigurisë kanë marrë pjesë përfaqësues nga institucione të ndryshme australiane dhe ndërkombëtare dhe konsiderohet platformë e luftimit të terrorizmit dhe ekstremizmit të dhunshëm ndërkombëtar.