Follow us on:

Konferenca e Dytë “Shqiptarët në Australi – Integrimi dhe ruajtja e lidhjeve me Atdheun

Kjo konferencë ka për qëllim të mbledh në Melbourne përfaqësues të Komunitetit Shqiptar, shqiptar të suksesshëm në institucione shtetërore dhe publike në Australi, studiues dhe student shqiptar, që punojnë dhe studiojnë në institucione të arsimit të lartë në Australi, sipërmarrës e biznesmen dhe sportist shqiptar, me të cilët do të debatohet në lidhje me rëndësinë e integrimit në shoqërinë australiane dhe mirëmbajtjes së lidhjeve me Atdheun.

Përmes kësaj Konference synohet të krijohet një traditë e mbledhjes së personaliteteve të rëndësishme shqiptare në Australi për të diskutuar për shkallën dhe mundësitë e integrimit të shqiptarëve në Australi, mundësitë e ruajtjes së gjuhës, traditës dhe kulturës kombëtare shqiptare, nxitjen e bashkëpunimit në investimet e ndërsjellta Shqipëri-Australi dhe Kosovë-Australi, kooperimin akademik, shëndetësi, farmaceutikë, agrokulturë, turizëm, miniera, gjeologji etj. në mes të shqiptarëve në Australi dhe midis Australisë dhe Shqipërisë e Kosovës.

 

Një bashkëpunim i tillë do të rezultojë në thellimin e lidhjeve më të ngushta mes shqiptarëve në Australi dhe do të mund të ndihmojë në avancimin e tyre dhe lidhjeve me Atdheun. Një komunikim i tillë konsiderohet te jetë në interes të tërë komunitetit shqiptar në Australi dhe Atdheut tonë.