Follow us on:

Ambasadori Abazi, në manifestimin për Ditën Kombëtare të Republikës së Koresë

Canberra, 19 shtator 2019 – Ambasadori i Republikës së Kosovës në Australi, z.Hajdin Abazi, mori pjesë në ceremoninë e organizuar nga Ambasada e Republikës së Koresë në Canberra, me rastin e Ditës Kombëtare Koreane.

Për ta bërë sa më të bukur këtë ngjarje dhe për të prezantuar identitetin kombëtar, ambasadori Lee Baeksoon dhe stafi diplomatik i tij gjatë kësaj ceremonie ishin veshur me rroba tradicionale koreane.

Ambasadori Abazi e uroi ambasadorin Beaksoon për Ditën Kombëtare Koreane dhe shprehu besimin se miqësia midis Republikës së Kosovës dhe Koresë Jugore do të shkojë duke u forcuar me thellim të marrëdhënieve bilaterale.

Nga ana e tij, ambasadori Beaksoon e falënderoi ambasadorin e Republikës së Kosovës në Canberra për pjesëmarrje në këtë manifestim, duke u shprehur se miqësia midis të dyja vendeve, Kosovës dhe Koresë, mbështetet në vlera të përbashkëta për liri e demokraci.

Republika e Koresë e ka njohur Republikën e Kosovës pak ditë pas shpalljes së pavarësisë, saktësisht më 28 mars 2008.