Follow us on:

Kosova fiton kundër Rusisë në Australi dhe shpallet kampion për vitin 2014

Canberra, 25 korrik 2014 - Ekipi i Ambasadës së Republikës së Kosovës në Australi ka fituar vendin e parë në garat ndërkombëtare në futboll të vogël në Canberra të Australisë. Ekipi i Kosovës ka fituar në finale kundër Rusisë me rezultatin 3:0.

Në turnir kanë marrë pjesë gjithsej 24 ekipe të përfaqësive diplomatike të vendeve të ndryshme të akredituara në Australi. Ekipi i Kosovës fillimisht ka zënë vendin e parë në një konkurrencë të fortë në grupin e tyre, në të cilin merrnin pjesë ekipi i Australisë (Departamenti për Politikë të Jashtme dhe Tregti i Australisë), i Izraelit dhe Perusë. Në gjysmëfinale ekipi i Kosovës, pas një lojë shumë të fortë, ka fituar kundër Malajzisë.

Një kontribut të veçantë sportiv gjatë turnirit ka dhënë edhe Ambasadori Kiqmari, i cili është aktivizuar në tri lojë dhe ka shënuar 5 gola.