Follow us on:

Ambasadori Kiqmari vendos kurorë lulesh pranë Memorialit Australian të Luftës me rastin e 100-Vjetorit të Luftës së Parë Botërore

Canberra, 4 gusht 2014 - Ambasadori i Republikës së Kosovës Dr. Sabri Kiqmari ka marrë pjesë në ceremoninë shtetërore të Australisë në përkujtim të ushtarëve australianë të rënë gjatë Luftës së Parë Botërore.

Së bashku me një numër të madh ambasadorësh dhe shefash misionesh të vendeve të ndryshme, Ambasadori Kiqmari ka vënë kurorë lulesh në shenjë respekti për ushtarët australianë të rënë gjatë Luftës së Parë Botërore, me rastin e 100-Vjetorit të LPB.

Ceremonia përkujtimore është mbajtur në Memorialin Australian të Luftës në Canberra.

Gjatë Luftës së Parë Botërore, 59 mijë e 330 ushtarë australianë kanë humbur jetën dhe 152 mijë e 171 qenë plagosur në fronte të ndryshme në Evropë.

Bazuar në numrin e popullsisë Australia ka pësuar humbjen më të madhe në njerëz gjatë LPB.
Lufta e Parë Botërore dhe Beteja e Galipolit konsiderohen në Australi si ngjarje të rëndësishme për identitetin shtetëror australian.